Ndërlidhjet

Kina: Sulmet e mundshme mes Koreve dëmtojnë rajonin


Kina ka paralajmëruar se një përleshje e mundshme e re në mes të Koresë Veriore dhe asaj jugore mund të lëkundë stabilitetin rajonal.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme u kërkoi të dy qeverive që të evitojnë lëvizjet që do të shkaktonin tensione.

Ndërkohë, eksperti diplomatik amerikan Bil Riçardson tha se situata ka të ngjarë të shpërthejë.

Riçardson është në Phenian në përpjekje për të ulur tensionet.

Më herët, Koreja Veriore ka paralajmëruar se nëse jugu mban stërvitje ushtarake atëherë do të sulmojë dhe sulmet do të jenë më të fuqishme sesa ato të muajit të kaluar që lanë të vdekur 4 persona.
XS
SM
MD
LG