Ndërlidhjet

logo-print

Merkel viziton trupat gjermane në Afganistan


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka udhëtuar në Kunduz të Afganistanit verior për të takuar trupat gjermane të stacionuara atje.

Ajo po shoqërohet nga ministri i mbrojtjes Karl-Teodor Gytenberg, i cili vizitoi trupat në Afganistan edhe në fundjavën e kaluar së bashku me gruan e tij.

Vizitat zyrtare vijnë para festës së Krishtlindjes.

Gjermania i ka 4 800 ushtarë në Afganistan në kuadër të forcës së NATO-s, ISAF.
XS
SM
MD
LG