Ndërlidhjet

Lukashenko kërcënon vëzhguesit e zgjedhjeve


Presidenti Aleksandër Lukashenko ka kërcënuar monitoruesit e pavarur të zgjedhjeve se do t’i “largojë me forcë”, ndërsa Bellorusia po përgatitet për zgjedhjet presidenciale.

Lukashenko ka thënë se monitoruesit “duhet ta shikojnë procesin, ... jo të japin instruksione”.

Lukashenko, që ka udhëhequr Bellorusinë që nga viti 1994, duket se do t’i fitojë lehtë zgjedhjet e së dielës së ardhshme.

Të nëntë kundërkandidatët e tij janë ballafaquar me represionin e policisë dhe pothuaj pengim total të fushatës reklamuese.

Qeveria e Gjermanisë ndërkohë, ka përsëritur kërkesën e BE-së që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta.

Agjencia e lajmeve belloruse Belta tha se rreth 1000 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 5 mijë vendës janë regjistruar për t’i monitoruar zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG