Ndërlidhjet

SHBA: Obama kërkon ratifikimin e marrëveshjes me Rusinë


Presidenti Barak Obama, ka kërkuar nga anëtarët e Senatit të Shteteve të Bashkuara, që ta ratifikojnë marrëveshjen e re për reduktimin e armatimit bërthamor me Rusinë, para fundit të vitit.

Në fjalimin e tij javor në radio, zoti Obama theksoi se “pa marrëveshjen e re, ne do të rrezikojmë kthimin prapa të progresit, që e kemi bërë në raportet tona me Rusinë”.

Marrëveshja e re ishte nënshkruar nga presidenti Obama dhe presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, në prill të këtij viti, në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Marëveshja parasheh që secili vend mund të ketë më së shumti 1550 koka luftarake të vendosura.

Marrëveshja duhet të ratifikohet edhe nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë.
XS
SM
MD
LG