Ndërlidhjet

Kina, Pakistani: Marrëveshje në vlerë 20 miliarda dollarë


Kina dhe Pakistani kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë afro 20 miliardë dollarë, gjatë vizitës së kryeministrit kinez, Wen Jiabao, në Islamabad.

Ministri i informatave i Pakistanit tha se të dy vendet kanë nënshkruar 13 marrëveshje dhe memorandume të mirëkuptimit në fushë të energjisë, të transportit hekurudhor, rikonstruktimit, bujqësisë dhe në kulturë.

Pos takimit me zyrtarët e lartë të Pakistanit, nesër, zoti Wen Jiabao, e mbanë një fjalim në Parlamentin e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG