Ndërlidhjet

logo-print

Vekariq: Serbia nuk do ta akuzoj Thaçin


Serbia nuk do ta akuzoj kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me akuzat kundër tij të paraqitura nga raportin e Dik Martit.

“Nëse dikush nuk është i arritshëm për policinë tonë dhe autoritetet gjyqësore, nuk është e përshtatshme t’i fillojmë proceset e tilla, sepse duken shumë më tepër si procese politike”, i tha gazetës beogradase Blic, zëvendës prokurori i Serbisë, Bruno Vekariq.

Mëtutje ai theksoi se “meqë ne nuk dëshirojmë të jemi të involvuar në sferën politike, roli ynë më i rëndësishëm është ta ndihmojmë EULEKS-in dhe Prokurorinë në Shqipëri, në zhvillimin e hetimeve”.
XS
SM
MD
LG