Ndërlidhjet

Kosovë: Thaçi dhe Pacolli bisedojnë për formimin e koalicionit


PDK dhe AKR kanë filluar edhe zyrtarisht negociatat dhe planet për formimin e koalicionit qeverisës.

“Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, janë takuar sot për të diskutuar lidhur me formimin e koalicionit të ri qeveritar”, thuhet në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga PDK-ja.

“Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas çertifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja”, vijon komunikata.
Për më tepër, thuhet në këtë komunikatë, të dy liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe multietnike, për t’i siguruar Kosovës të ardhmen saj evro-atlantike.

Që nga zgjedhjet e të dielës dhe publikimi i rezultateve preliminare, kjo ishte hera e parë që një takim i tillë, ky synohet arritja e marrëveshjes për koalicionin qeverisës, bëhet publik edhe për opinionin.

Përveç AKR-së, PDK-ja shpreson, që në qeverinë e ardhshme, të përfshijë edhe komunitetet pakicë.
XS
SM
MD
LG