Ndërlidhjet

Kinë: Situata në gadishulin korean – ekstremisht e pasigurt


Kina thotë se situata në gadishullin korean është “ekstremisht e pasigurt”, për shkak të tensioneve ndërmjet Veriut dhe Jugut.

Zëvendës ministri i jashtëm kinez, Zhang Zhijun, tha sot se Pekini është “thellësisht i shqetësuar” dhe ka kërkuar më tepër bisedime për zgjidhjen e problemit, që u shkaktua nga bombardimi i Koresë Veriore ndaj një ishulli të Koresë Jugore, me ç’rast u vranë katër vetë.

Kjo thirrje nga Pekini bëhet në kohën kur Seuli po planifikon ushtrime ushtarake gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa Pheniani është kërcënuar me hakmarrje.

Njëherësh, guvernatori amerikan, Bill Riçardson, që është në Phenian, në përpjekje për t’i ulur tensionet, tha se situata ishte “kuti shpërthyese”.
XS
SM
MD
LG