Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Merkel i falënderon trupat gjermane


Kancelarja Angela Merkel, sot i ka vizituar trupat e Gjermanisë në Kunduz, në pjesën veriore të Afganistanit.

Duke folur në bazën gjermane në këtë provincë, ajo i falënderoi ushtarët për vendosjen e tyre “ekstremisht të rrezikshme”.

Zonja Merkel, poashtu, u tha trupave se populli gjerman, që “këtë vendosje pjesërisht e sheh me skepticizëm, ende është krenar me ju”.

Gjermania i ka 4800 ushtarë në Afganistan, që veprojnë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja.
XS
SM
MD
LG