Ndërlidhjet

Beograd: Mirko Cvetkoviq u takua me Ilir Metën


Gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkoviq, zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, ka theksuar “se bashkëpunimi i Serbisë dhe Shqipërisë duhet të jetë edhe më intensiv, si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik”.

Mëtutje, në njoftimin e qeverisë së Serbisë, theksohet se kryeministri Cvetkoviq, tha se “afirmimi i politikës së fqinjësisë së mirë dhe e forcimit të bashkëpunimit rajonal, mbeten prioritete kryesore të politikës së jashtme të Serbisë”.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se “është e domosdoshme të bëhen përpjekje shtesë, që të përmirësohet bashkëpunimi ekonomik, ashtu që në mënyrë adekuate ta ndjekë ripërtritjen e dialogut politik”, thuhet, pos tjerash, në njoftimin e qeverisë së Serbisë, lidhur me takimin e sotëm Cvetkoviq – Meta, në Beograd.

Burime shqiptare kanë informuar se lidhur me raportin e Dik Martit, zoti Meta ka kërkuar që “mos të merremi me spekulime të vjetruara”.

Sipas njoftimit të qeverisë serbe, zoti Cvetkoviq ka deklaruar se lidhur me këtë raport, Serbia “pret që institucionet relevante, e veçanërisht EULEKS-i, të bëjnë hetime lidhur me pohimet” e paraqitura aty.
XS
SM
MD
LG