Ndërlidhjet

SHBA: Banka e Amerikës i ndalë pagesat për WikiLeaksin


Banka e Amerikës ka shpallur sot se u bashkohet disa institucioneve të tjera financiare, që kanë vendosur të mos i trajtojnë pagesat për WikiLeaksin.

Banka e Amerikës, me anë të një njoftimi, tha se vendimi ishte bazuar në “besimin tonë të arsyeshëm se WikiLeaksi ndoshta është i angazhuar në aktivitete që janë, pos tjerash, në kundërshtim me politikat tona të brendshme për procesimin e pagesave”.

WikiLeaksi tha se ka shënime të përdorshme për bankat, përfshirë edhe Bankën e Amerikës, dhe se së shpejti do t’i publikoj shënimet e tilla.
XS
SM
MD
LG