Ndërlidhjet

Moskë: Policia ka arrestuar afro 500 vetë


Policia në Moskë thotë se sot i ka arrestuar afro 500 vetë, në përpjekje për t’i parandaluar luftimet ndërmjet të rinjëve rusë dhe njerëzve nga rajoni i Kaukazit.

Me këtë rast, policia tha se ka konfiskuar disa thika dhe mjete të tjera.

Policia njoftoi se kishte marrë informacione se grupet do të mblidheshin në Sheshin Manezh, afër kullës televizive Ostankino, dhe në dy stacione të metros.

Në këto lokacione kishte prani të madhe të policisë.

Një përpjekje për tubim afër kullës Ostankino ishte penguar shpejt nga policia.

Policia tha se shumica e të arrestuarve ishin të trinjë.

Tensionet në Moskë janë të larta, prej luftimeve ndërmjet ekstremistëve dhe simpatizuesve të futbollit, më 11 dhjetor, me ç’rast ishte vrarë një shtetas i Kirgizisë.
XS
SM
MD
LG