Ndërlidhjet

Rusi: Putini mund t’i prijë listës partiake në zgjedhjet parlamentare


Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, ka refuzuar ta përjashtoj mundësinë që t’i prijë listës së partisë së tij, Rusia e Bashkuar, në zgjedhjet parlamentare.

Agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti, raportoi se këto komente ai i bëri gjatë intervistës për televizionin shtetëror.

Votimet e vitit të ardhshëm shihen si provë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, në të cilat, shumë besojnë, se Putini do të synoj kthim në Kremlin.

Putini dhe i favorizuari i tij, presidenti aktual, Dmitri Medvedev, kanë thënë se ata do të merren vesh se kush do të konkurroj për president në vitin 2012, për t’iu shmangur garës kundër njëri – tjetrit.
XS
SM
MD
LG