Ndërlidhjet

Kryengritësit sulmojnë autoritetet afgane


Kryengritësit kanë kryer sulme në Kabul dhe në veri të Afganistanit.

Të paktën pesë ushtarë dhe policë afganë janë vrarë në një sulm nga tre sulmues vetëvrasës në një qendër rekrutimi në Kunduz.

Në Kabul, dy kryengritës që kishin vënë në trup eksploziv, sulmuan një autobus që bartte ushtarë, duke vrarë të paktën një.

Policia e Kabulit tha se sulmuesit hapën zjarr në autobus, por janë vrarë para se ta shpërthenin eksplozivin e tyre.
XS
SM
MD
LG