Ndërlidhjet

Bellorusia voton në zgjedhjet për president


Në Bellorusi po mbahen zgjedhjet për kryetar të vendit.

Aleksandër Lukashenko, që udhëheq ish republikën sovjetike që 16 vjet, po garon edhe për një mandat tjetër.

Perëndimi akuzon Lukashenkon se po mbetet në pushtet përmes zgjedhjeve të manipuluara, shtypjen e kundërshtarëve dhe heshtjen e mediave të pavarura.

Sot, Lukashenko përballet me kundërshtarë të paorganizuar politikë, të cilët siç thonë analistët, nuk kanë gjasa reale që të fitojnë.
XS
SM
MD
LG