Ndërlidhjet

Zukorliq: Sanxhaku po shndërrohet në një 'Kosovë të re'


Myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq ka deklaruar se regjimi në Beograd me sjelljen e tij injorante, nga Sanxhaku mund ta krijojë një ‘Kosovë të re’.

“Përderisa porositë politike nga lart shkojnë në atë drejtim që neve të mos na besohet, atëherë është vështirë që të vendoset stabiliteti”, ka thënë Zukorliq për Dnevnikun e Novi Sadit.

“Me këtë sjellje, ka shumë gjasë që Sanxhaku të shndërrohet në një Kosovë të re. Ështe krejt e njëjtë më atë që Milosheviqi ka bërë në Kosovë”, ka theksuar Zukorliq.
XS
SM
MD
LG