Ndërlidhjet

logo-print

KQZ: Votim i qetë në Rahovec


Në Rahovec sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, tha se 71 vendvotime në 34 qendra të Komunës së Rahovecit janë hapur që në shtatë të mëngjesit, dhe sipas saj “çdo gjë është duke rrjedhur normalisht”.

Në garën për të parin e qytetit kanë mbetur kandidati i LDK-së Ibrahim Kryeziu dhe ai i AAK-së Smajl Latifi.

Në Rahovec janë përsëritur zgjedhjet pasi që Gjykata Kushtetuese vendosi se kryetari i dalë nga zgjedhjet e vitit 2009, Qazim Qeska(PDK) kishte shkelur Kushtetutën duke u kthyer në punë 47 ditë pasi që kishte ofruar dorëheqje.
XS
SM
MD
LG