Ndërlidhjet

Rinumërim i pjesshëm i votave


Qendra e Numërimit dhe Rezultateve
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve
Për shkak të mospërputhjes së të dhënave për partitë politike dhe ato të kandidatëve për deputetë, Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve bëhet e ditur se do të rinumërojë votat në 740 vendvotime. Mirëpo, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thuhet se ka hedhur poshtë kërkesën e disa partive politike për rinumërim të tërësishëm të votave.


Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve do të rinumërojë votat e diku 740 vendvotime, në të cilat thuhet se janë evidentuar mospërputhje në mes të formularëve për përputhje të rezultateve të partive politike dhe formularëve për përputhje të rezultateve të kandidatëve, bënë të ditur përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë.

Mediat kosovare njoftuan ditë më parë se, me vendim të KQZ-së, QNR-ja do të rinumërojë 40 për qind të kutive të votimit.

Mirëpo, anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Buriani, i tha Radios Evropa e Lirë se rinumërimi i votave do të ndodhë vetëm për vendvotimet ku QNR-ja ka gjetur mospërputhje në mes të të dhënave.
...do të rinumërohen diku rreth 740 vendvotime.

“Në realitet nuk do të ndodhë një rinumërim as i 40 për qind të kutive përkatësisht i vendvotimeve, por do të rinumërohen diku rreth 740 vendvotime”
, theksoi Buriani.

Disa nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit i kërkuan, ditë më parë, KQZ-së rinumërimin e të gjitha votave pasi që, siç thuhet, ka dyshime për manipulimet e votave të kandidatëve të ndryshëm për deputetë nga i njëjti subjekt politik.

Kërkesa për rihapjen e të gjitha kutive të votimit u shtrua për diskutim në mbledhjen e së shtunës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mësohet se pro-rinumërimit të të gjitha votave kanë votuar anëtarët e KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryetarja Valdete Daka thuhet se ka abstenuar sikurse anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Kundër rinumërimit të tërësishëm të votave thuhet se kanë votuar përfaqësuesit e minoriteteve, ai i Aleancës Kosova e Re dhe anëtari i komisionit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, Ramë Buja nga PDK-ja sqaroi arsyet për, siç i quajti ai, rezervat e partisë lidhur me rinumërimin e të gjitha votave.
Nuk ka gjë të keqe nëse rinumërohen dhe rivërtetohet ajo që duhet rivërtetuar.


“Jemi shprehur me rezervë për faktin që, meqë ato janë me të gjitha procedurat e kryera, përse të rinumërohen. Përndryshe, nuk ka gjë të keqe nëse rinumërohen dhe rivërtetohet ajo që duhet rivërtetuar”
, theksoi Buja.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Buriani, tha se me rinumërimine pjesshëm të votave nuk mund të vërtetohet procesi në tërësi.

“Do të kemi pak a shumë përpjekje për të bërë një vërtetësi, përkatësisht për t’ju shmangur dështimeve në proces dhe për të ndihmuar që procesit t’i japim një kahe pozitive. Megjithatë, mund të ndodhë që numri prej 740 vendvotimeve që pritet të rinumërohen, të rritet në qoftë se kemi mospërputhje të mëdha në midis FRP-ve dhe PRK-ve”,
përfundoi Buriani.
XS
SM
MD
LG