Ndërlidhjet

Ish kryeministri i Irakut i bashkohet kabinetit të ri



Ish kryeministri i Irakut Ijad Allaui tha sot se do t'i bashkangjitet kabinetit të kryeministrit Nuri al-Maliki, i cili pritet ta shpallë përbërjen e kabinetit të ri nesër në 20 dhjetor.

Megjithëse koalicioni "Irakija" i Allauit fitoi më së shumti ulëse në zgjedhjet e marsit, ai nuk arriti të formojë qeverinë.

Vendimi i Allauit e heq edhe një pengesë të mundshme në negociatat e gjata ndërmjet blloqeve shiite, sunite dhe kurde të Irakut.
XS
SM
MD
LG