Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton gjendjen në siujdhesën e Koresë



Këshilli i Sigurimit i KB do të mbajë sot një mbledhje të jashtëzakonshme për gjendjen në siujdhesën e Koresë, ku janë rritur tensionet para manovrave të paralajmëruara të Koresë Jugore.

Seuli ka paralajmëruar se do të zhvillojë stërvitje me municion luftarak në ujdhesën Jeonpjeong, që ndodhet në kufirin e kontestuar midis dy Koreve.

Në nëntor, katër vetë e humbën jetën kur Korea Veriore e bombardoi këtë ujdhesë.

Pheniani ka paralajmëruar për "katastrofë" nëse Seuli nuk i anulon stërvitjet ushtarake.
XS
SM
MD
LG