Ndërlidhjet

logo-print

Bajden: SHBA ndjekin veprimet legale kundër WikiLeaks-it



Nënpresidenti Xho Bajden tha se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë se çfarë mund të bëhet për të penguar WikiLeaks-in që të publikojë më shumë dokumenta.

Nënpresidenti amerikan i tha televizionit NBC se WikiLeaks i ngjan më shumë një terroristi të teknologjisë të lartë sesa dikujt që raporton për letrat e Pentagonit, siç ishte rasti në vitin 1971 kur rrodhi një studim mbi përzierjen amerikane në Vietnam.

Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh, i cili përballet me akuza për sulm seksual, ndodhet nën trysni të madhe ligjore.

Raportet e mediave sugjerojnë se SHBA ndjekin veprim legal kundër tij, por Asanzh i ka mohuar zërat.

Bajden refuzoi t’i konfirmojë apo mohojë raportet.
XS
SM
MD
LG