Ndërlidhjet

logo-print

Më shumë se 50 të vdekur në Bregun e Fildishtë



Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se dhuna pas zgjedhore në Bregun e Fildishtë ka lënë dhjetra të vrarë dhe të plagosur.

Navi Pillay tha përmes një deklarate se "në tre ditët e kaluara janë vrarë më shumë se 50 njerëz dhe mbi 200 janë plagosur".

Më herët, presidenti aktual Laurent Gbagbo pat kërkuar që të gjithë paqëruajtësit e huaj të largohen nga vendi, por kjo u hodh poshtë nga shefi i OKB-së, Ban Ki-mun.

Gbagbo dhe rivali i tij Alasane Outara e pohojnë fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale në Bregun e Fildishtë.
XS
SM
MD
LG