Ndërlidhjet

logo-print

KQZ: Në Rahovec votuan 39.63 % e zgjedhësve



Në Rahovec u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtzakonshme për kryetarin e ri të komunës.

Kryetarja e KQZ, Valdete Daka tha se në zgjedhjet kanë dalur 19.525 votues, apo 39.63 % e personave me të drejtë vote.

Daka tha se procesi ka kaluar në rregull dhe pa incidente.

Rezultatet preliminare priten të shpallen sonte në orët e vona të mbrëmjes.

Në balotazh për kryetar të komunës së Rahovecit garuan kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu, dhe ai i AAK-së, Smajl Latifi.
XS
SM
MD
LG