Ndërlidhjet

Minsk: Lukashenka shpallet fitues, demonstruesit përleshen me policinë


Autoritetet në Bellorusi thonë se presidenti aktual, Aleksander Lukashenka, ka fituar bindshëm në zgjedhjet e djeshme presidenciale, duke e fituar edhe mandatin e katërt.

Këto zgjedhje ishin të përshkruara me burgosje të kandidatëve opozitarë dhe me përleshje ndërmjet policisë dhe demonstruesve.

Komisioni Qendror Zgjedhor, sot herët në mëngjes, i paraqiti rezultatet zyrtare, duke thënë se autoritari Lukashenka, që ishte president prej vitit 1994, ka fituar në zgjedje me 79,67% të votave.

Më herët raportohej se së paku tre kandiatë opozitarë, që garonin kundër rivalit Lukashenka, ishin arrestuar nga autoritetet, ndërsa sipas raporteve të pakonfirmuara, kandidati i katërt, Vlladimir Neklyajev, ishte larguar nga personeli i sigurisë nga një spital, ku ai ishte trajtuar për shkak të lëndimeve, që i kishte marrë gjatë përleshjeve me policinë.
XS
SM
MD
LG