Ndërlidhjet

K. Jugore: Filluan ushtrimet ushtarake në kufi me K. Veriore


Ushtria e Koresë Jugore thotë se i ka filluar ushtrimet artilerike me të shtëna të vërteta, afër kufirit me Korenë Veriore.

Të shtënat janë dëgjuar nga artilerias e Koresë Jugore, që është e pozicionuar në ishullin Jeonjeong.

Ky ishull ishte bombarduar nga Koreja Veriore më 23 nëntor, me ç’rast u vranë katër jugkoreanë.

Para ushtrimeve të sotme, autoritetet i kanë urdhëruar civilët në ishull dhe të tjerët, që të strehohen, për shkak të shqetësimeve se Koreja Veriore do të mund të sulmonte përsëri.

Mbrëmë në Nju Jork, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkluara, Vitalij Çurkin, është shprehur kundër ushtrimeve të Koresë Jugore, për shkak të tensioneve me Korenë Veriore.

Njëherësh, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, mbrëmë dështoi të arrijë pajtueshmëri për deklaratën lidhur me krizën koreane.
XS
SM
MD
LG