Ndërlidhjet

Meksikë: Nga shpërthimi në gypsjellës – 28 të vrarë


Raportohet se së paku 28 vetë janë vrarë nga shpërthimi në një gypsjellës të naftës në pjesën qendrore të Meksikës.

Shpërthimi ndodhi në qytetin San Martin Teksmelukan, të dielën, duke shkatërruar shtëpitë dhe automjetet dhe rrjedhjen e naftës nëpër rrugët e qytetit.

Raportohet se 13 nga 28 personat që humbën jetë ishin fëmijë.

Autoritetet thonë se po zhvillojnë hetime për këtë rast, pasi ka dyshime se eksplodimi është shkaktuar nga vjedhësit, që përpiqeshin të vidhnin naftë nga gypsjellësi.
XS
SM
MD
LG