Ndërlidhjet

logo-print

Koreja e Jugut përfundon ushtrimet ushtarake

  • RFE /RL

Ushtria e Koresë Jugore sot ka përfunduar me ushtrimet ushtarake me të shtëna të vërteta artilerie, afër kufirit me Korenë Veriore. Të shtënat nga artileria, që ishte e pozicionuar në ishullin Yeonpyeong, janë dëgjuar për afro 90 minuta.

Koreja Veriore konsideron se ujërat përreth këtij ishulli janë territor i saj dhe është kërcënuar me hakmarrje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë Jugore, Kim Young-sun, i ka hedhur poshtë pretendimet e Veriut ndaj ishullit.

”Ushtrimi në ishullin Yeonpyeong është i rregullt dhe i arsyeshëm për mbrojtjen e ujërave tona dhe të territorit. Rrjedhimisht, kjo është çështje e sovranitetit”, ka thënë ai.

Ky ishull ishte bombarduar nga Koreja Veriore më 23 nëntor, duke shkaktuar vdekjen e katër jugkoreanëve.

Para ushtrimeve të sotme, autoritetet i kanë urdhëruar civilët në ishull dhe të tjerët që të strehohen, për shkak të shqetësimeve se Koreja Veriore mund të sulmojë përsëri.

Mbrëmë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dështuar të arrijë pajtueshmëri për deklaratën lidhur me krizën koreane.


XS
SM
MD
LG