Ndërlidhjet

Minsk: U arrestuan 7 kandidatë, pasi Lukashenka u shpall fitues


Autoritetet në Bellorusi thonë se presidenti aktual, Aleksander Lukashenka, ka fituar bindshëm në zgjedhjet e djeshme presidenciale, duke e fituar edhe mandatin e katërt.

Këto zgjedhje ishin të përshkruara me burgosje të kandidatëve opozitarë dhe me përleshje ndërmjet policisë dhe demonstruesve.

Komisioni Qendror Zgjedhor, sot herët në mëngjes, i paraqiti rezultatet zyrtare, duke thënë se autoritari Lukashenka, që ishte president prej vitit 1994, ka fituar në zgjedje me 79,67% të votave.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës thonë se policia ka arrestuar 7 prej 9 kandidatëve, që garonin kundër zotit Lukashenka, pasi një protestë në Minsk u shndërrua në tubim të dhunshëm.

Protestuesit i akuzojnë autoritetet për vjedhje masive zgjedhore, në mbështetje të presidentit aktual Aleksander Lukashenka.

Masa në Sheshin e Tetorit në Minsk, për një kohë të shkurtër arriti në disa dhjetëra mijë pjesëmarrës, të dielën në mbrëmje.

Policia speciale ishte vendosur që ta pastroj sheshin, pasi disa njeerëz në masë, ishin përpjekur të depërtonin me dhunë në ndërtesën kryesore qeveritare.
XS
SM
MD
LG