Ndërlidhjet

logo-print

OSBE kritikon zgjedhjet në Bjellorusi


Vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian thanë se zgjedhjet në Bjellorusi dështuan “t’ia japin këtij shteti fillimin e nevojshëm”, pasi që autoritetet arrestuan 7 nga 9 kandidatët opozitarë.

Shefi i misionit të OSBE-së, Toni Llojd tha se qeveria e Bjellorusisë duhet të “japë llogari për arrestimin e kandidatëve presidencialë, të gazetarëve dhe të aktivistëve për të drejtat e njeriut”.

Ai tha se është e pamundur të bëhet një vlerësim pozitiv për shkak të “numërimit të mangët” dhe reagimit te ashpër ndaj tubimit të së dielës.

Ai tha se KQZ-ja nuk ka qenë e paanshme. KQZ-ja ka shpallur fitues presidentin aktual, Aleksander Lukashenkon.
XS
SM
MD
LG