Ndërlidhjet

Tadiq: Tash do të shihet ndryshe problemi i Kosovës


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq vlerësoi se, pavarësisht të ekzistimit të supozimeve për pafajësi, pas publikimit të raportit të Dik Martit, në të ardhmen problemi i Kosovës do të shihet nga një prizëm tjetër nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

“Serbia ka pritur me vite para institucioneve ndërkombëtare për një raport të tillë. Kemi apeluar që të gjitha krimet të zbardhen, por këto apele në dekadën e kaluar nuk janë marrë seriozoisht. Tash, është një pamje tjetër dhe për këtë i falenderohem Dik Martit”, u ka thënë Tadiq gazetarëve në bazën e Njësive Speciale Anti-Terroristë në Batajnicë.

Tadiqi ka vlerësuar se populli serb në vitet e kaluara në opinionin ndërkombëtar është paraqitur si fajtori i vetëm për të gjitha ngjarjet në ish RSFJ-në, por se pas raportit të Martit, një qëndrim i tillë “bie në ujë”.

Ai ka kërkuar hetim gjithëpërfshirës dhe të gjerë, që nënkupton konfirmimin e saktë nëse ka pasur krime të tilla në Kosovë dhe konfirmimi se kush është fajtor.

Ai ka shfaqur shpresën hetimi i gjerë i këtij rasti do të ndriçojë dhe procesin e krijimit sic e ka quajtur të “të ashtuquajturit shtetit të Kosovës”.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse pas raporti ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, Tadiq ka thënë se ai përfaqëson interesat publike të Serbisë dhe nuk sillet në publik sipas simpative personale.

“Shumë herë jam takuar me njerëz me të cilët nuk kemi asgjë të përbashkët. Kjo është puna ime. Edhe mjekët shërojnë njerëz me të cilët nuk i lidh sistemi i njëjtë i vlerave”, ka thënë Tadiq.
XS
SM
MD
LG