Ndërlidhjet

logo-print

ASHAK: Raporti i Martit me gënjeshtra të porositura


Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka reaguar ndaj raportit të raportuesit të Këshllit të Evropës Dik Martit.

Në një deklaratë për media, ASHAK-u shpreh shqetësimin për siç thueht deklarimin shpërfillës të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të disa udhëheqësve të saj nga eurodeputeti Dick Marti.

“Akuzat e shpallura në dokumentin e paraqitur nga zoti Marti ndaj vlerave për liri njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve dhe të të tjerëve që jetojnë në Kosovën e pavarur dhe sovrane janë të paargumentuara gjithanëshmërisht dhe i dëmtojnë jo vetëm synimet tona për paqe e demokraci midis popujve të Europës, por godasin rëndë raportet ndërmjet qytetarëve të kombësive të ndryshme të Kosovës”, thuhet në reagimin e ASHAK-ut.

“Duke pasur parasysh procesin e emancipimit shtetndërtues të Kosovës demokratike kërkojmë nga instancat relevante ndërkombëtare rishqyrtimin e dokumentit të eurodeputetit Dick Marti, të cilin e konsiderojmë tërësisht të pavërtetë, dashakeqës, me gënjeshtra të porositura dhe me pasoja të rënda për mirëqenien e popujve të rajonit dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e ASHAK-ut.
XS
SM
MD
LG