Ndërlidhjet

Rusia i kërkon SHBA-së mosndryshimin e START-it


Rusia paralajmëroi ligjvënësit amerikanë se çdo ndryshim në traktatin për kufizimin e armatimit nuklear do ta mbyste vetë paktin.

Paralajmërimet vijnë nga ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, në kohën kur Shtëpia e Bardhë po bën presion për ratifikimin gjatë kësaj jave të traktatit të ri START.

Lavrov i tha Inetrefax-it se traktati “nuk mund të negociohet”.

Disa republikanë dëshirojnë të bëjnë disa ndryshime në traktatin, i cili sipas tyre mund të kufizojë disa opsione të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Parlamenti rus pritet ta ratifikojë marrëveshjen sapo të merret miratimi nga Senati amerikan.
XS
SM
MD
LG