Ndërlidhjet

logo-print

Timoshenko akuzohet për keqpërdorime


Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko është akuzuar për abuzim të pushtetit ndërsa ishte në detyrë.

Timoshenko iu tha gazetarëve se është urdhëruar që të qëndrojë në Kijev gjatë hetimeve që janë të ndërlidhura me dyshimet për keqpërdorimin e 280 milionë dollarëve nga fondet shtetërore.

Ajo i ka hedhur poshtë akuzat.

Timoshenko tha se ajo i kishte përdorur paratë e rezervave të shtetit të dedikuara për çështje të ambientit, për t’i paguar pensionet.
XS
SM
MD
LG