Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i: Marti t'ia dërgojë provat prokurorëve tanë


Misioni i EULEX-it në Kosovë ka kërkuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti që t’ia dërgojë të gjitha të dhënat prokurorëve të BE-së në Prishtinë.

Marti ka hartuar një raport, ku akuzon kryeministrin Thaçi për përfshirje në „trafikimin e drogës dhe të organeve njerëzore“, akuza këto të hedhura poshtë nga Thaçi.

“EULEX-i i ka dërguar një letër Martit ku e inkurajon që t’ia ofrojë autoriteteve prokuroriale brenda EULEX-it informacionet ose të dhënat që mund të vënë dritë mbi dyshimet e bëra në raport", i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
XS
SM
MD
LG