Ndërlidhjet

SHBA: Tojota paguan gjoba të reja



Kompania Tojota është dakorduar t’i paguajë 32.4 milionë dollarë gjobë Shteteve të Bashkuara, për t’i zgjidhur hetimet lidhur me dy probleme teknike që u paraqitën tek makinat që u tërhoqën nga tregu.

Dënimet e reja e çojnë në 48.8 milionë dollarë gjobën e përgjithshme që Tojota e ka paguar këtë vit për tërheqjen e automjeteve.

Tojota tërhoqi nga tregu rreth 10 milionë makina në botë nga fundi i 2009 dhe fillimi i 2010, për shkak të problemeve me pedalen e gazit.
XS
SM
MD
LG