Ndërlidhjet

logo-print

Traktati START afër miratimit



Ligjvënësit Demokratë në Senat i kanë mposhtur përpjekjet e Republikanëve për ta ndryshuar strategjinë e re mbi reduktimin e armatimit bërthamor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Shtëpia e Bardhë tha se është e bindur se Senati tash do ta miratojë traktatin e ri para pushimit të Krishtlindjeve.

Senatorët Republikanë kishin propozuar amandamente që traktati START të lejojë më shumë inspektime dhe vendosjen e më shumë raketave, si dhe hapjen e bisedimeve me Moskën për armët bërthamore taktike.
XS
SM
MD
LG