Ndërlidhjet

Politikani meksikan paraqitet pas rrëmbimit 7 mujor



Një ish kandidat presidencial në Meksikë është paraqitur pas shtatë muajsh që kishte kaluar si peng.

Politikani i njohur Diego Fernandez de Cevallos, i cili pa sukses garoi për president në zgjedhjet në vitin 1994, tha se ua fal pengmarrjen rrëmbyesve.

69 vjeçari u zhduk teksa po udhëtonte në shtëpinë e tij në Meksikën qendrore.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e politikanit, por rastet e pengmarrjes kanë shënuar rritje në Meksikë në vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG