Ndërlidhjet

Kina fton Korenë Veriore t'i pranojë inspektorët e KB



Kina i ka bërë thirrje Koresë Veriore që t'i pranojë inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar zgjidhjen e tensioneve në siujdhesën e Koresë.

Zhvillimi i ri pason arritjen në Pekin të emisarit amerikan Bill Riçardson, i cili të hënën u takua me zyrtarët verikoreanë në Phenian për të diskutuar programoin bërthamor të vendit.

Riçardson tha se zyrtarët e Koresë Veriore janë dakorduar të lejojnë ardhjen e inspektorëve të OKB-së dhe të negociojnë shitjen e shufrave të karburantit bërthamor në ndonjë vend të tretë, ndoshta edhe në Korenë Jugore.
XS
SM
MD
LG