Ndërlidhjet

Digjen tre anije në Split të Kroacisë



Tre anije janë djegur në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në portin e Splitit në Kroaci.

Raportohet se zjarri është lokalizuar, por njëra anije është fundosur.

Mediat kroate raportuan se shkaku i zjarrit ka qenë shkrepja e një rakete nga diskoteka në afërsi.

Bëhet e ditur se njëra raketë ka rënë në det, ndërsa tjetra në njërën nga anijet që u dogj, kurse zjarri pastaj u përhap në barkat tjera.
XS
SM
MD
LG