Ndërlidhjet

Pakistani teston raketën balistike



Armata e Pakistanit tha se e ka testuar me sukses raketën balistike me rreze të mesme veprimi, e cila mund të bartë koka bërthamore dhe konvencionale.

Armata tha se raketa Ghauri Hatf 5 ka rreze veprimi prej 1.300 km.

Në testimin e predhës ishin të pranishëm kryeministri Jusuf Reza Gilani, oficerë të lartë dhe shkencëtarë pakistanezë.

Gilani tha se testi dëshmon kredibilitetin e strategjisë zbrapsëse të Pakistanit, dhe dërgon sinjale se ky vend "asnjëherë nuk duhet të sfidohet".
XS
SM
MD
LG