Ndërlidhjet

Danimarka akuzon një çeçen për terrorizëm


Policia daneze tha se ka ngritur një akuzë preliminare për terrorizëm kundër një çeçeni, i cili akuzohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombë, e cila ishte menduar ta sulmonte gazetën e cila botoi karikaturat e profetit Muhamed.

Lors Doukajev që plagosur nga shpërthimi më 10 shtator në një hotel të Kopenhagës, derisa po bënte gati bombën në fjalë.

Policia e Kopenhagës ka vendosur për akuzën për terrorizëm, pas hetimeve në Danimarkë dhe Belgjikë, ku ishte konfiskuar kompjuteri i Dukajevit.

Dukajevi i mohon akzuat. Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG