Ndërlidhjet

Bjellorusia arestoi 600 aktivistë opozitarë


Bjellorusia ka arrestuar më shumë se 600 aktivistë gjatë protestës opozitare që pasoi rizgjedhjen e Aleksandër Lukashenkos si president.

Ministria e Brendshme tha se aktivistët janë dënuar me nga 5 deri në 15 ditë burg. Liderët e tyre, përfshirë të paktën 5 kandidiatët për president, ballafaqohen me 15 vjet burg nën akuzat se kanë nxitur dhunën pas zgjedhjeve të së dielës.

Ministri i drejtësisë Viktor Golovanov tha se partitë politike që morën pjesë në protesta mund të “asgjësohen”.

Opozita ndërkohë ka nisur një “fushatë të solidaritetit” me ata që janë mbajtur në polici.

“Sot duam të shpallim filimin e një aksioni solidar me ata që janë burgosur nga autoritetet në natën e 19 dhe 20 dhjetorit”, tha në një konferencë për gazetarë Aleksej Janukeviq, lideri i partisë opozitare Fronti Popullor i Bjellorusisë.

Vëzhguesit e OSBE-së kanë kritikuar zgjedhjet si të mangëta si dhe kanë dënuar ndërhyrjen brutale të policisë.
XS
SM
MD
LG