Ndërlidhjet

Bllokohet hyrja në Shengen e Bullgarisë, Rumanisë


Franca dhe Gjermania kanë vendosur që të bllokojnë Bullgarinë dhe Rumaninë në hyrjen në zonën Shengen në vitin e ardhshëm.

Ministrat e brendshëm të Francës dhe Gjermanisë i kanë thënë përmes një letre Komisionit Evropian se është e “parakohshme” hyrja e tyre në Shengen në majin e vitit 2011, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mishel Serkone.

Për të hyrë një vend në Shengen duhet pajtimi i të gjitha shteteve anëtare.
XS
SM
MD
LG