Ndërlidhjet

Iraku bëhet me qeveri të re


Parlamenti i Irakut ka miratuar qeverinë e re pas disa muaj bllokimi politik.

Ligjvënësit po ashtu kanë emëruar për kryeministër në një mandat të dytë Nuri al Malikin.

Ky i fundit dorëzoi një listë të kabinetit të tij në parlament, pak para se të kalonte afati për krijimin e qeverisë së re, më 25 dhjetor.

Fraksionet shiite dhe minoritetet sunite dhe kurde u pajtuan muajin e kaluar që al-Maliki të jetë kryeministër edhe në një mandat të dytë.

Presidenti amerikan Barak Obama uroi liderët e Irakut për formimin e qeverisë së re dhe e quajti atë “një hap të madh drejt unitetit kombëtar”.
XS
SM
MD
LG