Ndërlidhjet

Romë: Bombë në metro


Një kryeinxhinier ka gjetur një bombë në një vagon derisa treni ishte ndaluar në stacionin e metros në Rebibi, në periferi të Romës.

Ai ka vërejtur një pako të çuditshme nga e cila spikateshin telat.

Janë gjetur edhe gypat dhe baruti, por bomba nuk ka mundur të shpërthejë për shkak se ka munguar lënda plasëse.

Trafiku është ndërprerë, ndërsa e tërë zona është mbyllur për shkak të sigurisë.
XS
SM
MD
LG