Ndërlidhjet

START gjithnjë e më afër ratifikimit


Traktati i ri START raportohet se ka siguruar votat e mjaftueshme për të kaluar në senat në këtë javë.

Ratifikimi kërkon dy të tretat e votave të senatorëve, 67 nëse të 100 senatorët janë të pranishëm.

Demokratët kanë 58 vota, prandaj duhen edhe 9 republikanë që ta mbështesin ratifikimin.

Nëntë senatorë republikanë kanë thënë publikisht se do të votojnë për tarktatin. Ata janë Riçard Lugar, Suzan Kollins, Olimpia Snou, Lamar Aleksandër, Xhorxh Vojnoviq, Skot Braun, Bob Korker, Bob Benet, dhe Xhoni Isakson.

“Senatorët kanë marrë informacionin e duhur dhe jemi të bindur se më shumë se dy të tretat e tyre do të votojnë për të ratifikuar diçka që është shumë e rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Traktati i nënshkruar nga presidentët Barak Obama dhe Dimitrij Medvedev në muajin prill kërkon nga SHBA dhe Rusia kontrollimin e armatimit bërthamor.
XS
SM
MD
LG