Ndërlidhjet

Thaçi kërkon hetim të pavarur mbi akuzat e Martit


Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ai dëshiron një hetim të pavarur për “të larguar mjegullën” rreth akuzave se ai ka udhëhequr një bandë që ka vrarë të burgosurit dhe ka shitur veshkat e tyre.

Thaçi në një intervistë për Associated Press tha se nuk ka “asgjë për të fshehur” dhe u zotua se autoritetet e Kosovës do të jenë “shumë bashkëpunuese” në lidhje me akuzat e bëra në raportin e Këshillit të Evropës të raportuesit Dik Martit se UÇK-ja e udhëhequr nga Hashim Thaçi ka vrarë të burgosurit shqiptarë dhe serbë për t’ua shitur veshkat e tyre në vitin 1999.

“Është një mjegull dhe unë duhet dhe do të punoj ta largoj atë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se akuzat kanë për qëllim që të minojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG