Ndërlidhjet

Hungari: Miratohet ligji kundërthënës për mediat


Parlamenti i Hungarisë miratoi sot një ligj të ri kundërthënës, i cili ia shton kompetencat shtetit që të monitorojë dhe të gjobisë mediat private.

Masat, që kaluan me ndihmën e votave të partisë së qendrës së djathtë Fidesz, i japin fuqi autoritetit të ri të sapokrijuar, Këshillit të Mediave për të gjobitur mediat e shtypura ato elektronike dhe mediat në internet.

Gjobat do të praktikohen në rastet kur mbulimi i ngjarjeve nga mediat është i pabalancuar, kur shkilet dinjiteti njerëzor, fyhen vlerat e përbashkëta apo kur mediat dështojnë të mbulojnë ngjarjet që janë në interes të publikut.

Ligji fuqizohet më 1 janar. Partitë opozitare e mediat e kanë kundërshtuar ligjin.
XS
SM
MD
LG