Ndërlidhjet

Slloveni: Ministri jep dorëheqje, ngiste makinën i dehur


Ministri slloven i pushtetit lokal Henrik Gjerkesh ka dhënë dorëheqje pasi që ka ngarë automjetin zyrtar i dehur.

Gjerkesh ndërsa ishte me automjetin zyrtar u ndalua nga policia, ndërsa testi i alkoolit gjeti se ai po e ngiste makinën me 1.2 promilë të alkoolit në gjak.

Policia tha se ministri në gjendje të dehur kishte dalë edhe nga rruga.

Gjerkesh menjëherë i ofroi sot dorëheqjen kryetarit të partisë së tij Desus dhe kryeminsitrit Borut Pahor, e cila edhe iu pranua.

Gjerkesh ka shpjeguar se në mëngjes është kthyer nga një festë në Lubjanë, ndërsa policia e ka ndalur për shkak të gomës së shfryer dhe ngasjes së ngadaltë.
XS
SM
MD
LG