Ndërlidhjet

Medvedev viziton Mumbain


Presidenti Dimitrij Mevedev dhe delegacioni i tij i zyrtarëve të qeverisë ruse si dhe njerëzve të biznesit po vizitojnë Mumbain, kryeqytetin financiar, në ditën e dytë të vizitës së tyre në Indi.

Të martën në Nju Delhi, Medvedev bisedoi me udhëheqësinë indiane mbi mënyrat e thellimit të bashkëpunimit ushtarak dhe tregtar mes Rusisë dhe Indisë, me ç’rast nënshkruan një sërë marrëveshjesh në sferën bërthamore dhe ushtarake.

Marrëveshjet kapin vlerën e miliarda dollarëve.

Paktet përfshijnë edhe disenjimin dhe zhvillimin e një aeroplani luftarak që ka aftësi të shmangë radarët.

Aeroplani i ri ka për qëllim që të zëvendësojë aeroplanët MiG 29 të forcës ajrore të Indisë, që datojnë nga epoka sovjetike.
XS
SM
MD
LG